E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha takim me reporterët e Këshillit të Europës :PD për t’i kthyer shqiptarëve besimin tek vota dhe politika me paketën e reformës zgjedhore
Lajme

Basha takim me reporterët e Këshillit të Europës :PD për t’i kthyer shqiptarëve besimin tek vota dhe politika me paketën e reformës zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me nenkryetarët Flutura Açka dhe Kreshnik Çollaku, pritën në një takim raporterët e Këshillit të Europës të cilët ndodhën më Tiranë.

Basha i njohu ata me paketën e hartuar nga ekspertët e PD, që sipas tij, do t’i kthejë shqiptarëve besimin tek vota dhe politika, duke u dhënë fuqi vendimarrëse dhe një politikë te pastër.

Postimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha :

“Pritëm sot në PD reporterët  e Këshillit të Europës. I njoha me paketën e hartuar nga ekspertët e PD për t’i kthyer shqiptarëve besimin tek vota dhe politika, duke u dhënë fuqi vendimarrëse dhe një politikë te pastër.

1️⃣ LISTA TË HAPURA

Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari.

2️⃣ BARAZIA E VOTËS

Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin

3️⃣ VOTA E DIASPORËS

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë.

4️⃣ PRESIDENT NGA POPULLI

Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli

Një nga shqetësimet kryesore në Shqipëri është shitblerja e votës  dhe korrupsioni i përhapur kudo që ndikon edhe në deformimin e vullnetit të zgjedhësve. Ligji për dekriminalizimin i iniciuar nga PD, tregoi se sa thellë kishte depërtuar krimi në qeverisje. Tashmë prioritet për PD-në për të luftuar korrupsionin në nivele te larta është:

1️⃣ VETTING PËR POLITIKANËT

Pastrim i politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale lidhje të cilat i përdorin për të bletë vota dhe shantazhuar votuesit.

2️⃣ FUND IMUNITETIT NGA NDJEKJA PENALE

Asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK.

dgtkkkketkk

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.