E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhen detaje të reja nga atentati ndaj familjes Guri në Dukagjin
Lajme

Zbardhen detaje të reja nga atentati ndaj familjes Guri në Dukagjin

Detaje të reja janë bërë të njohura nga atentati ndaj anëtarëve të familjes Guri në Dukagjin të Shkodrës, mbrëmjen e sotme (27 shtator), ku mbeti i vrarë Zef Guri dhe u plagos rëndë djali i tij, Gjin Guri.

ambulancaaa

Mësohet se 46-vjeçari Gjin Guri është nisur drejt Spitalit të Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore, pasi sipas raportimeve nga News24, Gjin Guri ka marrë 4 plumba, 3 në këmbë dhe 1 në kokë, dhe gjendja e tij paraqitet tejet e rëndë.

Ndërkohë, polica raporton se në drejtim të Dukagjinit janë nisur drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shërbime të Repartit Special RENEA dhe FNSH-së, ekspertë kriminalistë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda nga Departamenti për Policinë Kriminale në DPPSH, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Mësohet se Gjin Gurit në nëntorin e vitit 2021 i është vendosur një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.