Vrasjet me pagesë/ 15 urdhér-arreste dhe një vajzë e arrestuar pas dëshmisë së Tafanit
Disa ngjarje kriminale dhe 6 vrasje janë zbardhur pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani.

Ky i fundit që u arrestua pas grabitjes në një pikë këmbimi valutor në Astir, ka nxjerrë emrat e vrasësve me pagesë në grupin e Laert Haxhiut.
Deri më tani janë firmosur 15 urdhër-arreste me vendim gjykate, nga të cilat janë ekzekutuar 5 prej tyre. Mes të arrestuarve është edhe një vajzë në Lushnjë, 2 të tjerë janë arrestuar në Tepelenë dhe 2 në Pogradec. Vrasjet e zbardhura prej tij kanë ndodhur në Greqi, Elbasan, Korçë, Lushnje dhe Tepelenë.
Dy prej vrasjeve të zbardhura janë:
Vrasja e Artur Breshës 47 vjeç, mbrëmjen e 4 Dhjetorit 2019 në një kantier ndërtimi në Tepelenë ku ai punonte si roje. Pasi vranë 47-vjeçarin, autorët shkuan edhe pranë banesës së viktimës ku gjetën në rrugë vëllain e të ndjerit, një 43-vjeçar, dhe e qëlluan me armë në këmbë duke e lënë të plagosur.

Vrasja e dytë është ajo e Alban Semakut, më 17 Tetor 2021 pranë Lumit Shkumbin në Peqin. Ai përdorte edhe emrin Elton Mermali. 38-vjeçari ka qenë anëtar i bandës famëkeqe të Lushnjes dhe kishte një të shkuar të pasur kriminale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



