E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vetëvritet ish-burri që ekzekutoi me plumb në kokë ish-gruan
Lajme

Vetëvritet ish-burri që ekzekutoi me plumb në kokë ish-gruan

Është gjetur i vdekur ish-bashkëshorti i Klodiana Vefës, 37-vjeçares e cila u ekzekuta me plumb në kokë mbrëmjen e së enjtes së kaluar (28 shtator) në Castelfiorentino, në provincën e Firences.

Alfred Vefa, i cili është autori i dyshuar i krimit, të cilin policia e kërkonte prej rreth 2 ditësh, u gjet në një zonë të izoluar të komunës së San Casciano në Val di Pesa.

Sipas policisë ai dha fund jetës duke qëlluar veten me armën që përdoro për të vrarë edhe gruan e tij.

Rreth orës 4 të mëngjesit, një qytetar ka raportuar një makinë të dyshimtë, të parkuar dhe të braktisur.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka zbuluar se ishte makina e Alfred Vefës.

Ata nisën kërkimet dhe gjenin trupin e tij të pajetë në orën 6 të mëngjesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.