E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ Kjo është shqiptarja që humbi jetën aksidentalisht nga makina e mishit në Greqi
Lajme

Foto/ Kjo është shqiptarja që humbi jetën aksidentalisht nga makina e mishit në Greqi

Gruaja që shihni në foto është shqiptarja që humbi jetën aksidentalisht në vendin e punës ku kishte për të pastruar. Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e së premtes në Messolonghi, në Greqi. Lubjana Baçevani, vdiq tragjikisht pasi u pre nga një pajisje e mishi në një dyqan kasapi, ku kishte shkuar bashkë me vajzën e saj, e cila pa skenën e tmerrshme. Mediat greke raportojnë se policia arrestoi pronarin e biznesit, pasi në kuadër të hetimeve, ai akuzohet për një aksident industrial me pasojë vrasje nga pakujdesia.
Trupi i gruas fatkeqe u dërgua në Patra për autopsi, ndërsa varrimi pritet të bëhet në ditët në vijim në Evinochori.

Nëna e saj është në shok. “Në orën 9 e kanë marrë për të shkuar në punë dhe në orën 10 ka ardhur lajmi”, i tha ajo një personi të afërt. Në të njëjtën kohë, të afërmit e saj po përpiqen të kuptojnë se si ka ndodhur aksidenti. “Vajza e saj po pastronte përpara dhe nëna ishte në kuzhinë. Në një moment vajza dëgjoi zëra. Ajo vrapoi dhe pa nënën e saj në këtë gjendje”, tha një i afërm i gruas për protothema.gr.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.