E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja e Kosovës flet  për median gjermane: Do të ketë luftë nëse ndërkombëtarët e tolerojnë Serbinë
Bota

Ministrja e Kosovës flet për median gjermane: Do të ketë luftë nëse ndërkombëtarët e tolerojnë Serbinë

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka paralajmëruar luftë, në rast se, siç ka thënë ajo, komuniteti ndërkombëtar vazhdon me qasjen e njëjtë ndaj Serbisë.

Gërvalla i tha mediumit publik gjerman, Deutschlandfunk se Serbia dëshiron ta detyrojë Kosovën të negociojë për çështje territoriale në dialog.

“Nëse komuniteti ndërkombëtar i toleron veprimet e Serbisë, do të ketë luftë”, tha ajo. “Serbia dëshiron të krijojë fakte për ta detyruar Kosovën të negociojë çështjet territoriale në Bruksel”.

Gërvalla thotë se BE-ja duhet të ngrijë statusin e Serbisë si vend kandidat.

Afrimi i ushtrisë serbe rreth kufirit me Kosovën i ngjan sjelljes së Rusisë kur iu afrua Ukrainës para pushtimit, tha Gërvalla.

“Nuk ka pasur asnjëherë koncentrim të tillë të trupave në vitet e fundit”, deklaroi ministrja.

“Armatimi që kanë aty, tanket, na jep ndjenja të këqija, sepse nuk e dimë si do të reagojë komuniteti ndërkombëtar”, thotë ajo.

Gërvalla shton se s’është problemi vetëm te ushtria rreth kufirit, pro edhe te retorika dhe metodat që ngjajnë në sjelljen e Rusisë kundrejt Ukrainës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.