E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kadastra me sistem të ri, lidhet kontrata 4.5 milionë euro me kompaninë fituese!
Lajme

Kadastra me sistem të ri, lidhet kontrata 4.5 milionë euro me kompaninë fituese!

Agjencia Shtetërore e Kadastrës pritet të ketë sistem të ri. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Infomacionit (AKSHI) bëri të ditur se është lidhur kontrata me kompaninë fituese me vlerë rreth 4.5 milionë (pa TVSH) që ka në objekt përmirësimin e këtij sistemi.

Zbatimi i kontratës parashikohet të ketë një afat 33-mujor ku përveç përmirësimit konkret në sistem, përfshihet edhe një periudhë mirëmbajtjeje brenda të njëjtit buxhet.

Në dokumentet e bëra publike nënvizohet se kontrata ka disa qëllime ku ndër të tjera:

Sigurimi i ndërlidhjes me sistemin e fiskalizimit për ASHK; ndërtimi i modulit të monitorimit të riskut dhe parandalimit të veprimeve të palejuara; implementimi i modulit e-prona ime; përdorimi i teknologjisë blockchain aty ku është e mundur; krijimi i modulit të vlerës së pronës.

Rezultatet e pritshme nga kontraktori

Sistemi i kadastrës pritet të kalojë në një fazë përmirësimi dhe ku kompanisë fituese do t’i kërkohen rezultate konkrete.

Së pari duhet të bëjë zhvillim dhe implementim të modulit të vlerës së pronës bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Së dyti, migrimi i të gjithë informacionit të nevojshëm për llogaritjen e vlerës së pronës, ku do të përshihen dhe çmimet referencë për çdo kategori pasurie të paluajtshme.

Së treti, integrimi i zgjidhjes së vlerës së pronës në shërbimet ekzistuese të ASHK në portalin e-Albania.

Së katërti, sigurimi i ndërlidhjes së sistemit multifunksional me sistemin e fiskalizimit në përputhje me ligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, për ASHK dhe Drejtoritë Vendore.

Po kështu lëshimi i faturës së fiskalizuar nëpërmjet sistemit Multifunksional dhe postimi i saj në portalin e-Albania/NISA si dhe pranimin e faturës se fiskalizuar mbi blerje mallrash, shërbimesh, etj.

Një tjetër rezultat i pritshëm është kontrolli për pagesat e faturave të lëshuara dhe regjistrimi i pagesave të pa raportuara në administratën tatimore sipas akteve ligjore për fiskalizimin Po kështu ndërtimi i modulit të monitorimit të riskut dhe parandalimit të veprimeve të palejuara.

Kompania do të duhet të bëjë implementim të modulit “e-prona ime”, si dhe përdorim të teknologjisë blockchain aty ku është e mundur.

Në fund duhet të përfshihet edhe trajnimi i i përdoruesve të ASHK dhe Drejtorive Vendore si dhe mirëmbajtja e sistemit të përmirësuar dhe garantimi i disponueshmërisë të këtij sistemi brenda kushteve të kërkuara për një periudhë 2-vjeçare./Monitor

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.