E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banderola “Kosova është Shqipëri”/ Tifogrupi grek dhe ekipi AEK përjashtojnë dy tifozët: S’mendojmë kështu!
Lajme

Banderola “Kosova është Shqipëri”/ Tifogrupi grek dhe ekipi AEK përjashtojnë dy tifozët: S’mendojmë kështu!

Tifogrupi grek “Original 21” dhe AEK FC janë distancuar nga banderola ku shkruhej “Kosova është Shqipëri”, e cila u shfaq gjatë ndeshjes së Europa League midis AEK-ut dhe Ajax Amsterdamit më 5 tetor .

Në deklaratat zyrtare të publikuara në profilet e tyre përkatëse, ata njoftuan si më poshtë:

Reagimi i Original 21:

“Si Original 21, ne deklarojmë pa mëdyshje se shfaqja e një banderole nacionaliste në sektorin tonë nuk pasqyron pozicionet dhe pikëpamjet e Original 21. Rrënjët e thella historike të grupit tonë dhe qëndrimi ynë i palëkundur kundër të gjitha formave të fashizmit e bëjnë këtë shumë të qartë.

Ne e dënojmë këtë pankartë dhe i kërkojmë ndjesë AEK-ut për çdo përçarje që mund të ketë shkaktuar, veçanërisht pasi është krijuar nga një prej anëtarëve tanë. Ne deklarojmë se do të marrim masa të rrepta për të siguruar që një incident i tillë të mos përsëritet më”.

AEK FC :

“AEK shpreh mosmiratimin e tij të fortë dhe dënon pa mëdyshje paraqitjen e shkurtër të banderolës së lartpërmendur brenda stadiumit tonë. Ky banderolë nuk ka asnjë lidhje me origjinën historike të klubit tonë apo me parimet e tij që nga themelimi i tij.”

Si rezultat i hetimeve, ata kanë identifikuar dhe kanë ndaluar përgjithmonë dy tifozë që të ndjekin ndeshjet në stadium.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.