E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Debate dhe replika në Komisionin e Ligjeve: Deputeti i PD: Lutuni të Rama, atë keni Zot
Lajme

Debate dhe replika në Komisionin e Ligjeve: Deputeti i PD: Lutuni të Rama, atë keni Zot

Salianji përplaset me deputetin e PS-së: Je një pocaqi! Erdhe këtu me mbështetjen e krimit

Ervin Salianji: Në çdo operacion ashtu si edhe dje kapen ata që janë shërbëtorë, u bë i disati rast që bashkëpunëtorë të krimit janë drejtues të shtetit. Shefi i Komisariat shërbëtor i kriminelëve i kapur nga SPAK ndërkohë që policia e shteti nuk zbaton dot udhrat e arrestit, edhe kjo në mënyrë të përsëritur për 3 kriminele të tjerë.

Në çdo rast policia e shtetit po tregon që i shërben kriminelëve, e keni përfshirë ju për të kontaktuar me kriminelët për të mbledhur votat dhe për të ndarë pushtetin pas zgjedhjeve.

Ashtu siç besoj duhet të jeni të shqetësuar që policia e shtetit nuk reagon kur një politikan i opozitës kërcënohet me armë në fushatë zgjedhore, e patë videon të gjithë. S’ka reagim nga asnjë institucion.

I shkelni syrin krimin që të bëjë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e tjera.

Ka ndodhur në këtë vend pafundisisht ngjarje. Po drejtues të policisë së shtetit kanë nxjerrë të dhëna të qytetarëve shqiptarë nga TIMS.

Merreni seriozisht, mos u merrni me filma. Nëse doni 7 firma, i depozitojmë në publik. Keni merak tjetër ose nuk iu konsiderojën, ose kanë frikë të vijnë të përballen nga ngjarjet që po përmbysin Shqipërinë.

Nasip Naço: Faleminderit për diskutimin 360 gradë, s’latë gjë pa përmendur. Folët për gjithçka, është e dista herë që ripërsërini një kërkesë që ju kanë kapur në gabim.

Depozituar kërkesë për Ministrin e Brendshëm, por nga 7 deputetë mezi arritët që të bëheshit 6.

Kur të bëheni 7, lusim Zotin, edhe unë edhe kolegët këtej se ju duam shumë të bashkuar, çdo kërkese që do bëhet do futet në përputhje me rregulloren,

Xhaferraj: S’ke nevojë fare për interpretim. Nuk ke të drejtë

Naço: Komisioni ka një rregulloren nuk futem në axhenda personale

Salianji: Mqs thatë që lutjuni Zotit, ju lutjuni Ramës, se Zot Ramën keni ju, Zot, Perëndi të gjitha.

Duhet të keni Kushtetutën dhe Ligjin Zot, ju keni Ramën.

Gogu: Ju rrjedhin të dhëna brenda forcës politike. Kur flasin këta për rend dhe qetësi, kolegu i cili u mundua të vendos rend e qetësi arriti deri tek shkopi i bejsbollit me forcën e tij politike, do rend në Shqipëri dhe nuk ka durim të dëgjojë shokun e vet. Nuk ka tapë që ju bën derman juve.

Unë e di çfarë jam, ju nuk e dini. Lëvizni sa tek Luli, Gazi e Saliu. Kryetar urgjentisht të kthehemi në rendin e ditës.

Zv.ministri erdhi për 3 minuta, këta kanë 23 minuta që nuk vijnë tek rendi i ditës. Kanë hemorragji të madhe, dhimbje të madhe tek forca e tyre politike, nuk ka tapë që jua ndalon.

Salianji: Unë e kuptoj dëshpërimin e PS dhe mungesën e argumentit, qeshni sepse do qeshni mirë në fund. Ju jeni po ashtu të dhunuar si qytetarët.

Më pas i drejtohet deputetit socialist, Alban Xhelili duke i thënë: “Mos u drejto si gangster sepse gangster nuk bën dot njeri me mua këtu, nuk drejton njeri këtu. Nuk je një ushtar por një pocaqi fare që nuk e ngre dot as zërin as dorën e gojën. Ke ardhur me mbështetjen e krimit këtu”.

Mes tonësh të larta dhe acarimesh, mbledhja është ndërprerë për shkak të replikave mes Ervin Salianjit dhe deputetit të PS, Alban Xhelili.

Salianji mbledhja Siguria

Gjatë debatit pa mikrofon, demokrati e akuzoi deputetin e PS, Xhelili se këtë të fundit e ka sjell krimi organizuar në Kuvend. “ E di unë shumë mirë kush je ti! Të ka sjell krimi në Kuvend”.

Më herët, Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferri kërkoi që Edi RAma të sqarojë deklaratat e tij për Kosovën për të cilat tha se ishin të papapranueshme të deklarohet se “Kosova është tokë e askujt”.

Por Nasp Naço, kryetar i Komisionit ka tentuar ta kalojë me ironi, teksa është shprehur se opozitarët ankohen në Kuvend se i bullizon kryetari.

Ervin Salianji i është kthyer me të njëjtën monedhe, teksa tha se për socialistët Edi Rama është Zoti dhe ata lutem vetëm tek ai.

Xhaferraj: Zoti kryeministër ka folur në një të përditshme prestigjioze të huaj se veriu i Kosovës është tokë e askujt. Ka pasur një prononcim për Kosovën në një konferencë jashtë. Ai është kryeministri i Shqipërisë, por ne kemi detyrimin sepse përfaqësojmë qytetarët. Ftoj kryeministrin që të japë shpjegime për të gjitha këto. Duhet të thërrasin dhe Guvernatorin e BSH, pasi mijëra qytetarë prezantohen me rinjtë të konsiderueshme të këstit të kredisë, deri në 25%. Kjo si pasojë e kontratave me bankat dhe rritjen.

Naço: Faleminderit për çështjet prej 360 gradë, folët për gjithçka. Harruat diçka, për nenin e rregullores. Ju kanë kapur në gabim, pasi keni kërkuar thirrjen e ministrit të Brendshëm, por ishit bërë 6 deputetë, dhe duheni 7.

Xhafaj: Nuk ke të drejtë që të futesh në diskutimet tona. As neni 12 as ai 36 nuk e ndryshojnë qëndrimin për çështjen në Kosovë. A ka mundësi që të na japësh një shpjegim se ku hyn axhenda personale?

Naço: Po ti ç’ ke. E kisha me zotin Salianji…

Salianji: Meqë thatë se i lutemi zotit, lutuni te Rama, se atë keni Zot apo perëndimi. Në këtë komision duhet të zbatoni kushtetutën dhe ligjin.

Naço: Kërkesën tjetër, që të vijë ky apo ai…Doni prapë pastaj dhe thoni; kryetari i Komisionit na bullizon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.