Berisha flet pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së: Përjashtim absurd i deputetëve
Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, kryetari i PD-së, Sali Berisha dha një deklaratë për mediat, në të cilën tha:
“Absurde, e pabazuar, tërësisht në shkelje flagrante të rregullores, përjashtimi i disa deputetëve nga Edi Rama, sepse ua kam thënë dhe ua them prapë, aty është “Linda e parlamentit”, është një automat që merr udhëzime vetëm nga Edi Rama, pa i paralajmëruar asnjëherë, pa asnjë masë paraprake. Direkt përjashtimi tregon edhe njëherë qëndrimin armiqësor të Edi Ramës ndaj opozitës.
U diskutua gjerësisht kjo situatë, në të cilën opozita konstaton se qeveria bën gjithçka për të shtypur çdo të drejtë të opozitës.”
Berisha e ka përshëndetur ‘live’ kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, duke hedhur poshtë aludimet për një krisje mes dy aleatëve.
I pyetur nëse ka ndonjë krisje pas deklaratave të Metës se do ta vijojë betejën politike, me apo pa të, Berisha tha se ai ka treguar vendosmërinë e tij të palëkundur për betejën politike.
“Asnjë krisje, ajo është ftesë. Ai ka treguar vendosmërinë e tij të palëkundur për betejën politike dhe e përshëndes”, tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



