E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nënkryetari i PD: Shqipëria nuk ka zë për sulmin e Serbisë
Lajme

Nënkryetari i PD: Shqipëria nuk ka zë për sulmin e Serbisë

Rezoluta për Kosovën, “Rithemelimi” dhe PS, dakordësi për të mos thënë gjë

Nënkryetari i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku ka kritikuar vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për të mos trajtuar disa çështje të rëndësishme në rezolutën për Kosovën.

Çollaku ka shprehur zhgënjim për mos qëndrimin e Shqipërisë në mbrojtje të Kosovës dhe në denoncimin e disa çështjeve të rëndësishme në rajon, duke i quajtur këto vendime të një “Aleance të Heshtjes” mes Rithemelimit dhe PS-së.

Ai shtoi se Shqipëria që njihet ndërkombëtarisht në çdo institucion duhet të ngrinte zërin në mbrojtje të Kosovës, por sipas tij Shqipëria nuk ka zë për sulmin e Serbisë ndaj Kosovës.

Postimi i plotë:

Per turp.
Rithemelimi dhe PS paskan rene dakort te kalojne nje Rezolute vetem me tre pika per Kosoven,ku njera prej te cilave eshte citimi i Rezolutes se Kosoves.
Kosova ne rezoluten e saj aq ka mundur te thote. Pozicioni i Kosoves aq i brishte nderkombtarisht aq i ka lejuar te thote.
Por Shqiperia,e njohur nderkombtarisht ne cdo institucion nderkombetar dhe te sigurise.
Shqiperia antare e OKB,Shqiperia antare e Nato duhet te buciste per Kosoven e ne mbrojtje te Kosoves.
E pra Shqiperia nuk ka ze per Kosoven.
Shqiperia nuk ka ze per sulmin e Republikes se Serbise mbi Kosoven.
Shqiperia nuk ka ze per trezikun e ndarjes se Kosoves.
Kuvendi Shqiperise nuk ka ze per Njohjen Reciproke mes Serbise e Kosoves si elementi kyc i paqes ne Ballkan.
Kuvendi i Shqiperise nuk ka ze per armatimet ushtarake ruse qe furnizohet Serbia.
Kuvendi i Shqipwrise nuk ka ze per bazat ushtarake ruse ne kufi te Kosoves.
Kuvndi i Shqiperise nuk ka ze per te denoncuar Presidentin Vucic si nje kukull e Putin ne Ballkan,dhe drejtues i drejtperdrejte i planit te agresionit ushtarak ne Veriun e Kosoves.
Kuvendi i Shqiperise nuk ka ze te denoncoje Serbine si nxitese konfliktesh dhe kercenuese e integritetit dhe stabilitetit te shteteve fqinje ne Ballkan ,si Kosova,Bosnie Hercegovina ,Mal i Zi.
Kuvendi i Shqiperise nuk ka ze per asnje nga keto ceshtje.
Kuvendi i Shqiperise ka vendosur te heshte,pasi Rithemelimi dhe PS kane dakordesuar per Te Mos Thene Asgje.
Sot si deputet i ketij Kuvendi ndihem i turperuar per kete “Aleance te Heshtjes” ne dem te Kosoves dhe Paqes dhe Stabilitetit ne Ballkan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.