E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në garë për Festivalin e RTSH, Elsa Lila,Samanta Karavella, Besa Kokëdhima…
Lajme

Në garë për Festivalin e RTSH, Elsa Lila,Samanta Karavella, Besa Kokëdhima…

Ky festival thuhet se do të ketë shumë emra “big” të muzikës shqiptare. Fillimisht do të kemi një rikthim të Elsa Lilës, e cila u shpall fituese vitin e kaluar me këngën “Evita” por do të kthehet këtë vit me një tjetër produksion të titulluar “Mars”. Elsa Lila është një produkt i këtij festivali pasi në vitet ‘96-‘97 ka fituar për dy vite radhazi çmimet e para të tij.

Samanta rikthehet pas shumë vitesh në festival. Me mbarimin e Etheve të së Premtes këngëtarja u ngjit në skenën e festivalit, por tani rikthehet me një këngë ritmike në skenën e festivalit të madh. Kënga e saj mban titullin “Jetike”.

Besa Kokëdhima është një tjetër emër surprizë që na kishte munguar në skenë, por që me siguri do të ketë një prezantim dinjitoz, ashtu siç vetëm Besa di të dhurojë.

Në festival do të marrin  pjesë Vesa Luma, Vesa Smolica, Ardit Çuni, Blerina Braka, etj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.