Korçë/Shfaqi probleme shëndetësore në hotelin ku po rrinte, ndërron jetë turisti austriak
Një viktimë është regjistruar në Korçë. Një turist austriak ka shfaqur probleme shëndetësore në hotelin ku po qëndronte në këtë qytet. Pas problemeve me shëndetin, 72-vjeçari është dërguar në spital, aty ku ka humbur edhe jetën. Policia po heton shkakun e vdekjes së 72-vjeçarit.
Informacioni i policisë
Mëngjesin e sotëm, në spitalin e Korçës, ka humbur jetën shtetasi austriak V. S., 72 vjeç, i cili ishte dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme kardiake, rreth orës 03:00, në hotelin ku ishte akomoduar. Po punohet për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes së 72-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



