E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spitalet në Gaza: Mijëra pacientë mund të vdesin në mungesë furnizimesh
Lajme

Spitalet në Gaza: Mijëra pacientë mund të vdesin në mungesë furnizimesh

Si pasojë e luftës Izrael-Palestinë, numri i të vdekurve ka shkuar në 2750 dhe 9,700 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite. Në spitalin Nasser në qytezën jugore Khan Younis, dhomat për kujdes intensiv janë të mbushura me pacientë të plagosur, shumica prej tyre fëmijë nën moshën trevjeçare.

Sipas SkyNews, në Izrael, 1,400 njerëz janë vrarë dhe 3,500 janë plagosur në sulmet e Hamasit. Izraeli u ka kërkuar mbi 1 milion palestinezëve që të shpërngulen në jug të Gazës, teksa Hamasi, në anën tjetër, u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë si shkak i luftës, spitalet në Gaza paralajmërojnë se mijëra pacientë mund të vdesin në mungesë furnizimesh. Mjekët në Gaza kanë deklaruar se ka nisur të vërehet mungesa e produkteve bazike.

“Janë 35 pacientë në dhomat për kujdes intensiv që kërkojnë ventilatorë dhe 60 të tjerë në dializë. Nëse mbesim pa naftë, kjo nënkupton që i gjithë sistemi ndalet”, ka thënë mjeku Mohammed Qandeel, për agjencinë e lajmeve AP.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.