E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Librazhd, Rrajcë/ Nxënësit  bojkotojnë mësimin, protestojnë për ndërtimin e shkollës
Lajme

Librazhd, Rrajcë/ Nxënësit bojkotojnë mësimin, protestojnë për ndërtimin e shkollës

Nxënësit e fshatit Rrajcë, në njësinë administrative me të njëjtin emër, nuk kanë një shkollë me standarde. Gjimnazi i fshatit është tejet e rrënuar dhe amortizuar, teksa është premtuar nga qeveria për rikonstruksion.

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Sali Halili” në fshatin Rrajcë të Bashkisë Përrenjas, për shkak të amortizimit dhe dëmtimeve ka lënë nxënësit e saj duke mësuar në lokale. Ministria e Arsimit premtoi se shkolla do të rregullohet, por edhe këtë vit shkollor situata mbetet e njëjtë.

Nxënësit ndërkohë kanë dalë në protestë. Siç shihet në pamjet e mëposhtme, nxënësit janë mbledhur jashtë godinës së amortizuar të gjimnazit “Sali Halili” për të protestuar që qeveria, Ministria e Arsimit dhe Bashkia Përrenjas të marrin masa për rikonstruksionin e shkollës.

Qytetari:

Proteste nga banoret dhe nxënësit e gjimnazit ‘Sali  Halili’ Rrajcë. Per ndertimin e shkollës. E premtuar nga qeveria. Mesimi i pezulluar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.