E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri i Brendshëm francez akuza të forta Benzemasë për ‘bashkëpunim’ me një organizatë terroriste
Lajme

Ministri i Brendshëm francez akuza të forta Benzemasë për ‘bashkëpunim’ me një organizatë terroriste

Një deklaratë tronditëse është duke bërë xhiron e rrjetit! Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, ka akuzuar Karim Benzeman se është i lidhur me “Vëllazërinë Myslimane”, një organizatë islamike transaksionale që konsiderohet terroriste në Francë.

“Z. Karim Benzema ka lidhje famëkeqe me Vëllazërinë Myslimane”, tha ministri i Brendshëm në CNews. 

Këto deklarata vijnë pas mbështetjes që ish-futbollisti i Real Madridit u ka bërë banorëve të Gazës.  Vëllazëria Myslimane, e njohur si organizatë terroriste në shumë vende, është një nga grupet më me ndikim në botën arabe.

Ideologjia e Vëllazërisë, e krijuar nga Al Banna dhe mendimtari Sayed Qutb, lindi si rezistencë ndaj kolonializmit britanik dhe u konsolidua si një alternativë ndaj kulturës materialiste dhe individualiste të Perëndimit. 

/P.sport

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.