E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
President Macron i pranishëm    gjatë nënshkrimit të marreveshjes së   KASTRATIT   me  konglomeratin ndërkombëtar  LAGARDERE!
Lajme

President Macron i pranishëm gjatë nënshkrimit të marreveshjes së KASTRATIT me konglomeratin ndërkombëtar LAGARDERE!

Marrëveshja e arritur do té bekohet nga Presidenti Macron

Kastrati grup, ka nënshkruar  në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza”, në Tiranë një marrëveshje të rëndësishme me konglomeratin e mirënjohur francez Lagardère, duke u angazhuar në përpjekje të përbashkëta për zgjerim të mëtejshëm të aktivitetit të dyqaneve duty-free, në të gjithë Shqipërinë.

Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti i grupit Kastrati, Z. Shefqet Kastrati dhe Znj. Catherine Guyomard, Kryetare e Komitetit Ekzekutiv të Lagardère travel retail ( departamenti i shitjes me pakicë në Lagardère).
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin të pranishëm Presidenti i Republikës së Francës Sh.T.Z. Emanuel Macron dhe Kryeministri i Shqipërisë SH.T.Z. Edi Rama.

52C9806C 3010 425F AEA4 EDAE29A7EE82

Ky bashkëpunim vjen në kuadër të rritjes së jashtëzakonshme të numrit të turistëve që vizitojnë vendin tonë. Vetëm sezoni i verës ka qenë një sezon befasues, i cili solli dyfishim të të ardhurave nga turizmi në ekonomi, si dhe rritje të numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë, krahasuar me një vit më parë.

Marrëveshja e nënshkruar mes Kastrati grup dhe kompanisë Lagardère Travel retail konsiston në zgjerimin e aktivitetit dhe shtrirjes së shërbimit duty-free në të gjitha pikat kufitare dhe qendrat kryesore turistike në Shqipëri.

Këto dy grupe angazhohen që krahas zgjerimit të rrisin ndjeshëm cilësinë e shërbimit, si dhe shumëllojshmërinë e produkteve.

Grupi Kastrati u themelua në vitin 1991 dhe sot zhvillon aktivitetin e tij në të gjithë rajonin e Ballkanit duke punësuar mbi 4000 punonjës. Grupi Kastrati, i njohur kryesisht për tregtimin me shumicë dhe pakicë të hidrokarbureve, zhvillon një aktivitet të rëndësishëm në fusha si: sigurime, ndërtim, infrastrukturë, turizëm, industri automjetesh etj.

DDFFA735 C49C 483A ACAA 8E348E5B1DBB

Lagardere është një grup ndërkombëtar, me qendër në Francë, i cili operon në fushën e botimeve dhe shpërndarjes së tyre, atë të dyqaneve duty- free me mbi 270 dyqane në Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Irelandë, Spanjë, Holandë, Amerikën e Veriut etj. Gama e aktiviteteve të grupit përfshin edhe prezencën në media të rëndësishme franceze si: Paris Match, Le Journal du Dimanche, Europe 1, Europe 2, RFM etc.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.