E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qumështi vendas është zëvendësuar nga qumështi i importit
Lajme

Qumështi vendas është zëvendësuar nga qumështi i importit

Nikolin Jaka, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe njëkohësisht pronar i kompanisë Zepa Natyral ka njoftuar se për të përballuar kërkesën për produkte bulmeti, përpunuesit do të importojnë qumësht nga vende të tjera.

“Efektet e këtij ndryshimi në rritjen e kostove të prodhimit të qumështit dhe lëndëve të para ndikojnë në rritjen e produktit të importuar, duke konkurruar produktet vendase”,-ka deklaruar Jaka për mediat.

Ndryshimet fiskale kanë shkaktuar pasiguri te kompanitë përpunuese në tregun e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit, duke favorizuar importin e produkteve nga rajoni.

Mësohet se qumështi i lopës së prodhuar nga fermeri iu shitet fabrikave përpunuese me çmim 80 deri 90 lekë për litër me TVSH, teksa në tregjet e huaja përpunuesit pohojnë se po e gjejnë qumështin me çmim deri 76 lekë me TVSH.

Pra me pak fjalë dhe e thënë thjesht, biznesmenëve shqiptarë të kompanive të qumështit dhe nënprodukteve të tij u shkon shtrenjtë të blejnë qumështin vendas nga fermeri dhe i bien shkurt duke shitur në fabrikat e tyre qumësht të importuar që vjen me çmim të lirë nga jashtë dhe duke e përpunuar këtë të fundit për të bërë djathë, gjizë, gjalpë, dhallë etj. Një nga vendet kryesore të importit të produkteve të tilla bazë për Shqipërinë është Serbia si me qumështin pluhur, miellin apo edhe të tjera produkte konsumi.

Kjo po bëhet sepse në Shqipëri, prodhimi vendas nuk garanton sasinë e kërkuar dhe për pasojë fabrikat e qumështit kanë rritur sasinë e importit të qumështit për produktet e bulmetit. Të dhënat në Dogana, regjistrojnë shifra në rritje të importeve të qumështit.

Në periudhën janar-shtator 2023 importet e qumështit u shtuan me 27% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.