Fytyra e Ramës deri dhe te picat e samitit të BE, reagon Berisha: Injorancë! Turp!
Në Samitin e Procesit të Berlinit, përpara liderëve europianë, kryeministri i vendit mikpritës, Edi Rama, i ka kapërcyer të gjitha caqet e megalomanisë dhe të delirit. Ai iu shfaq atyre në çdo çap që hodhën në Tiranë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, tek Piramida dhe sidomos, në tryezat e bukës.
Liderët europianë dhe të Ballkanit u detyruan të shihnin filmin për Edi Ramën, të provonin picat me fytyrën e Edi Ramës, të hanin në pjatat e dekoruara të Edi Ramës dhe me shumë mundësi, fytyra e tij do të ketë qenë e stampuar edhe në letrat higjenike në WC, por mediat nuk u lejuan të hynin deri atje.
Kryetari i opozitës, z. Sali Berisha, nuk ka gjetur fjalë të komentojë këtë prezantim të Shqipërisë në sytë e liderëve të Evropës, por ua ka lënë në dorë vetë qytetarëve të gjykojnë për ato që nuk u panë, duke publikuar demaskimin që i ka bërë rastit, emisioni investigativ “Piranjat”.
Berisha shkroi vetëm kaq: “Injorancë! Ka qenë dhe 11 vite, kryetar bashkie. Në fakt, turp-kryetar!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



