Berisha flet për fshehje të një dokumenti : Në 17 kullat e ndërtuara tek ish-kompleksi Partizani, lejet i ka dhënë Rama, Basha e Veliaj
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se lejet për ndërtimin e 17 kullave tek ish-kompleksi Partizani, lejet i ka dhënë Edi Rama, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj.
Berisha theksoi se ka një dokument zyrtar të fshehur që mban firmën e Ramës, në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës, ku thuhet se ky terren ka hunbur funksionin e tij.
“Ka një dokument që ata e fshehin. Në dokumentin, me firmën e Ramës, thuhet që ky terren ka hunbur funksionin e tij. Është dokument zyrtar.
Berisha nuk ka asnjë të vetme për ndërtimin e ndonjë ndërtesa. Është firma e Bashkisë Tiranë sepse ashtu e kërkon ligjin. Të 17 kullat e ndërtuara në këtë tokë, dy lejet e ndërtimit i ka dhënë Edi Rama, lejet e shesh ndërtimit i ka dhënë Rama, dokumentet fshihen. Katër leje ndërtimi i ka dhënë Erion Veliaj.
Për të mos folur më tutje, tjerat i ka dhënë Lulzim Basha, këta kalojnë në shpifje banale”,tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



