VLORË/ 26-vjeçarja ndryshon dëshminë: Shkova me dëshirë
26-vjeçarja e cila u përdhunua në grup nga 3 djem në Vlorë dy ditë më parë ka ndryshuar dëshminë e saj. Vajza është tërhequr nga padia ndaj tre djemve të cilët akuzoheshin se e kishin përdhunuar në një dhomë hoteli teksa kjo e fundit ishte e pandërgjegjshme.
Ajo ak deklaruar në policinë e Vlorës, se s’ka asgjë për të thënë pasi ajo ka shkuar me ta me dëshirë. “Unë shkova me dëshirën time, pavarësisht se gjërat rrodhën kështu…”-mësohet të ketë thënë vajza.
Njëri prej djemve është shpallur në kërkim për ngjarjen teksa dy të tjerët janë arrestuar. JOQ raportoi ditën e djeshme se bëhet fjalë për Oltjan Tahirin, 31-vjeç, Albi Cenon 28-vjeç, ndërsa i shpallur në kërkim është Gentjano Mehmeti 32-vjeç. Klevis Delia është personi i katërt i përfshirë në ngjarje.
Sipas raportimeve, ata kishin konsumuar kokainë dhe pije alkoolike në katin e parë të një hoteli më pas janë ngjitur në katin e dytë për të kryer marrëdhënie seksuale teksa vajza ishte e pandërgjegjshme.
Ekzistojnë dy versione për gjetjen e saj në atë gjendje: I pari që është gjetur në rrugë nga një polic dhe është dërguar në spital dhe i dyti se në gjendje të fikëti, tre djemtë e kanë marë në krahë dhe e kanë nxjerë në rrugë duke e braktisur trupin dhe duke u larguar. Atë e ka gjetur një punonjës hoteli i cili më pas ka njoftuar policinë që e ka transportuar të renë në spitalin rajonal të Vlorës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



