Familjarët e përdhunuesve në Vlorë sulmojnë gazetaren
Një ngjarje e rëndë ka ndoshur në Vlorë, ku u përdhunua një vajzë nga katër persona, vajza tërhoqi denoncimin për përdhunuesit, të cilët mbrohen nga familjarët e tyre që kanë influencë në qytetin e Vlorës.
Më konkretisht, dy nga përdhunuesit mbrohen nga motrat e tyre, që janë anëtare të këshillit bashkiak dhe drejtoresha.
Gjithashtu, motra e njërit prej tyre është edhe drejtuese e një mediaje në qytetin e Vlorës. Pikërisht, kjo media ka sulmuar paturpësisht, duke shkelur çdo etikë gazetarie, një gazetare, e cila po përpiqet të thotë të vërtetat e ngjarjes që ka ndodhur në Vlorë.
Bëhet fjalë për gazetaren Afrovita Hysaj, e cila është sulmuar sot nga media, që mbron përdhunuesin.
Qindra qytetareë të Vlorës kanë dalë në mbrojtje të gazetares dhe ne si media pro-të vërtetës, dënojmë sulmin e turpshëm ndaj Hysajt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



