E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DURRËS/ 35-vjeçari  ra nga koshi i vinçit dhe gjeti vdekjen duke prerë degët e një peme
Lajme

DURRËS/ 35-vjeçari ra nga koshi i vinçit dhe gjeti vdekjen duke prerë degët e një peme

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Durrës. Një 35-vjeçar, Andi Lala, punonjës i një kompanie private ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga vinçi.

Ai ka qenë duke prerë pemët në qytetin e Durrësit, kur papritur është rrëzuar. Lajmi është bërë i ditur dhe nga një familjar i viktimës.

Ky i fundit thotë se ngjarja po përpiqet të mbahet e fshehtë.

“Nje ngjarje e rend esht regjistruar sot ne durres. Nje i ri i quajtur Andi Lala 33 vjec ka ren nga skela ku po punonte dhe ka vdekur ne vend. Trrupi ndodhet ne morgun e durresit por askush se ka ber te ditur per arsye se pronaret kan hedhur lek ne komisariat. Ne familjen e te ndjerit ne Kamez rruga haziz suci jan hapur dyert e mortit. ju lutem bejeni publike” – shkruan qytetari.

PËRDITËSIM

Informacioni i policisë:

Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.