Izraelitët dhe palestinezët mes vështirësish për të varrosur të vdekurit
Ligji hebraik dhe ai islamik thotë se trupat e njerëzve të vdekur duhet të trajtohen me respekt dhe ata duhet të varrosen sa më shpejt të jetë e mundur. E ndonëse janë rregulla, zbatimi i tyre duket një mision i vështirë në këto ditë lufte mes Izraelit dhe Palestinës.
Numri i viktimave dhe të plagosurve është tejet i lartë. Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se në Rripin e Gazës janë vrarë më shumë se 6,400 persona, mes tyre mijëra gra dhe fëmijë.1000 kufoma ruhen në temperatura të ftohta në vende të posaçme në një bazë ushtarake.
Në Izrael kërkohet varrimi i shpejtë i viktimave ndaj detyra e vështirë e identifikimit të kufomave bëhet edhe më urgjente. Palestinezët po përpiqen të respektojnë ligjin islamik mes vështirësish për të varrosur me mijëra të vdekur.
Sipas traditës islame, të vdekurit duhet të lahen, të mbështillen me një leckë të bardhë, e para varrimit u recitohen lutje sipas traditës islame, teksa për shkak të sulmeve ajrore izraelite, shumë prej të vdekurve u kanë mbetur vetë copa të trupit dhe shpesh është e pamundur varrosja e tyre në varre individuale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



