Mungon energjia elektrike, bizneset në Valbonë sot në protestë
Gjatë ditës së sotme në Valbonë, pritet të zhvillohet një protestë. Thirrja për tubim është paralajmëruar në rrjetet sociale.
Protesta do të mbahet gjatë ditës së sotme, e diel, ora 12;00 te fabrika e ujit, Valbona. Tubimi do të mbahet kundër prerjes së energjisë elektrike nga bizneset e zonës aty pranë.
Mungesa e energjisë elektrike shkakton humbje të madhe për bizneset dhe bujtinat në Valbonë si dhe mungesë të turistëve vendas e të huaj.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



