E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fier/ 28-vjeçarja me “Toyota” përplas për vdekje një burrë
Lajme

Fier/ 28-vjeçarja me “Toyota” përplas për vdekje një burrë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier.

Mësohet se në aksin rrugor Plug-Savër, një 28-vjeçare ka përplasur për vdekje një 65-vjeçar.

Ky i fundit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.

Nga ana tjetër, e reja në timon nuk ka rezultuar nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Më datë 29.10.2023, në aksin rrugor Plug-Saver, shtetasja A. J., 28 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka askidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtueses së automjetit i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e 65-vjeçarit që humbi jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.