E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tensione në Kuvend/ Salianji akuza maxhorancës: Përfaqësoni bandat!
Lajme

Tensione në Kuvend/ Salianji akuza maxhorancës: Përfaqësoni bandat!

Berisha: O rikthim të të drejtave kushtetuese, ose parlament nuk ka!

Debate dhe replika të forta në Kuvend. Deputetët e opozitës kanë shkuar më herët sot në sallën e Kuvendit dhe në shenjë proteste kanë lëvizur nga vendi dhe kthyer përmbys karriget e kolegëve të tyre socialistë.

Kjo ka sjellë replika të forta mes palëve. Në debat është përfshirë deputeti i PD-së, Ervin Salianji, Qefalia, por dhe Toni Gogu.

Kryetari demokrat, Sali Berisha u zotua sot se nuk do ketë parlament nëse nuk rikthehen të drejtat kushtetuese të ligjvënësve.

“Kjo është një çështje mes deputetëve të PD dhe dhunuesve të të drejtave kushtetuese të tyre dhe popullit opozitar, Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale me Taulant Bego Yaris dhe të tjerë. Ne jemi këtu sikur kemi dhënë fjalën, ose rikthejmë Kushtetutën ose nuk tërhiqemi dhe kjo është betejë pa kthim.

Rikthimi i të drejtës së opozitës, që është e stimuluar në Kushtetutë, për ngritjen e komisioneve hetimore, rikthimi i të drejtës së opozitës për të emëruar përfaqësuesit e saj në komisionet e parlamentit, rikthimi i të drejtës së opozitës për të ushtruar veprimtarinë e vet ligjvënëse.

Kanë muaj të tërë që kjo bandë që ulet këtu pas nesh, mban në sirtar ligjin për minimumin jetik. Unë jam i bindur që nuk ka deputet që nuk do e votonte, por këtë nuk e lejojnë këta hajdutë që janë këtu mbrapa, që janë bërë milionerë duke u vjedhur ju. Prandaj nuk lejojnë komisionet hetimore, ndaj nuk lejojnë nismat ligjvënëse, ndaj nuk lejojnë ligjin për vendosjen e minimumit jetik. Nuk lejojnë dhjetëra ligje të tjera. De facto, kanë shumëzuar me zero deputetët e opozitës në parlament.

Edhe njëherë, garantoj socialistët, garantoj qytetarët pa parti se kjo është në interesin më të mirë të të gjithë shqiptarëve.

Ç’të drejtë kanë këta që t’i emërojnë opozitës kryetarin? Po këtë nuk e ka bërë diktatura në vitet e fundit të jetës së saj. Ç’të drejtë kanë këta të përzgjedhin? Ju pyes unë ju, ku buron e drejta për t’i emëruar opozitës përfaqësuesin? Ku e keni parë? Në ç’model gjendet kjo? Përveç në modelin e Spiro Kolekës. Ku ka ndodhur kjo?

Gjersa në krye kanë dalë Bajrët, kanë dalë Begot, kanë dalë njerëz që porosisin vrasje, që merren me trafiqe. Gjersa në krye kanë dalë hajdutë, që futen varfanjakë dhe bëhen milionerë. Gjersa në krye ka dalë Edi Rama, një njeri i cili u bë me saraje duke deklaruar 3800 euro dhe 400 mijë lekë?

Pyesni pak si u ndërtua sarajet me 57 metra themele të gjata? Pyesni si u ndërtua pallati në sheshin e pallateve pa asnjë faturë i Linda Ramës? Apo këtu nuk duhet t’i hetojmë ne? Apo për këto duhet të heshtim ne?

Jo mo kurrë nuk heshtim ne. Ne jemi këtu se këto detyra na ngarkon Kushtetuta ne. Ndaj do i mbrojmë absolutisht gjer në fund.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.