E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetët e PS marrin kartonat jeshil me vete! Detyrohen t’i dorëzojnë tek sekretarja e Grupit
Lajme

Deputetët e PS marrin kartonat jeshil me vete! Detyrohen t’i dorëzojnë tek sekretarja e Grupit

🎥Deputetët e PS marrin kartonat jeshil me vete! Detyrohen t’i dorëzojnë tek sekretarja e Grupit🎥

Deputetët e Partisë Socialiste janë detyruar të marrin kartonat jeshil me vete dhe t’i dorëzojnë tek sekretarja e Grupit.

Ata u detyruan të marrin këtë vendim pasi opozita u mori karriget dhe u hoqi kartat e votimit.

Deputetët socialistë votuan projekligjet mes kaosit dhe tymit të flakadanëve, pasi rrëmujës së krijuar nga opozita në seancën parlamentare.

Ligjvënësit demokratë mblodhën të gjitha karriget duke i grumbulluar ato përpara foltores së parlamentit.

Pavarësisht përpjekjeve të opozitës për të bllokuar punimet, socialistët zgjodhën të qëndrojnë në këmbë, ndërkohë që kryetarja e parlamentit vijoi procedura të përshpejtuara për miratimin e çështjeve në rend të ditës.

Nga foltorja e parlamentit deputeti demokrat Ervin Salianji, ndezi njëri pas tjetrës disa tymuese. Punonjësit e gardës, u përpoqën disa herë për t’ja marrë ato nga dora duke i nxjerrë jashtë sallës.

Përballë tij, në krahun e majtë, socialistët ngrinin kartonat për miratimin e akteve dhe ligjeve të ndryshme, pa asnjë debat, apo diskutim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.