E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet në Fushë-Krujë Ermir Tufa
Lajme

Arrestohet në Fushë-Krujë Ermir Tufa

Akuzohet për vrasjen e Shkëlzen Kastratit

I akuzuari për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në vitin 2021, Elmir Tufa, është arrestuar ditën e sotme nga forcat e Policisë Operacionale në Fushë-Krujë, sipas gazetares Klodiana Lala.

Kujtojmë se Shkëlzen Kastrati, 40 vjeç u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier.

Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokalizimi”.

Falë inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, lokalizojnë, kapin dhe vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

I shpallur në kërkim për vrasje, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me ato të Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shumëkërkuar nga Policia, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Lokalizimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, ditën e sotme, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi E. T., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, pasi ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.