E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PD: 600 mln euro për palma, Peleshi: Mos u fut aty se të bëj copë
Lajme

Deputeti i PD: 600 mln euro për palma, Peleshi: Mos u fut aty se të bëj copë

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, dhe deputeti i Partisë Demokratike, Mysyym Murrizi kanë debatuar sot në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News24 për përmbytjet në vend.

Deputeti demokrat akuzoi qeverinë se ka harxhuar 600 mln euro për palma e pllaka guri, shkruan BalkanWeb

Ndërsa nga ana e tij, ministri iu përgjigj prerë duke i thënë se ato para janë shpenzuar për Rilindjen Urbane që kanë ndryshuar të gjithë Shqipërinë.

Murrizi: 600 mln euro harxhuat për palma e pllaka guri,

Peleshi: E di çi thonë aq? Mos e ke fjalën për Rilindjen Urbane që ka ndryshuan të gjithë Shqipërinë. Mos u fut te ajo temë se të bëj copë

Murrizi: Për atë pra e kam

Peleshi: Duhet të investuar më shumë.

Murrizi: Po ndihmo hallexhinjtë mo

Peleshi: Për hallexhinjtë ka buxhet më vete.

Murrizi: Ke thënë ministria e bujqësië do të bëjë 4.5 km argjinaturë

Peleshi: Në janar të vitit 2018 do të detajohen investimet, dhe do të bëhen aty ku ka më shumë nevojë atdheu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.