E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Salianji reagon ashpër pas kërkesës për përjashtim: Firmosën ish-ministra të akuzuar për fikje radarësh e deputetë të hetuar për trafik droge
Lajme

Salianji reagon ashpër pas kërkesës për përjashtim: Firmosën ish-ministra të akuzuar për fikje radarësh e deputetë të hetuar për trafik droge

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar ashpër pasi Grupi Parlamentar i PS-së i bëri kërkesë Komisionit të Etikës për marrjen e masës disiplinore ndaj tij pasi ndezi flakadanë në Kuvend, gjatë seancës së djeshme parlamentare (2 nëntor).

ervin salianji kuvend tymuese

Reagimi i plotë i Ervin Salianjit:

Memecët parlamentarë qe nuk i sheh askund të ushtrojnë funksionon e deputetit, e jane aty për tu  komanduar me fishkellima,  paskan nënshkruar perjashtimin tonë se kërkojmë të zbatohet ligji!

Memecët parlametarë shkruajnë  e nënshkrujnë për mbyllje  goje të kujtdo!

Këta që gojën e kanë të mbyllur dhe vullnetin të ndrydhur sepse janë të zhytur në korrupsion e paligjshmëri dashkan të bëhemi si këta .

Kush e nenshkruan i pari, Fadil Nasufi që kryeson e sterron në dosjen e SPAK, ish kryebashkiaku i Beratit i padukshëm në jetën parlamentare, por protagonist  fort në dosjen e SPAK që shfaqet si shërbëtor i përulur ndaj korrupsionit,  që përgatit shkresa dhe letra dhe vihet në dispozicion me për të mashtuar keshillin bashkiak që të përfitojë nga tenderat korruptivë! Që i japin shkresa gati për ti firmosur!

Vazhdon lista e peticionerëve, me ish ministra të akuzuar për korrupsion masiv; për fikje radarësh, hapje e rende kjo “fikja” për të lehtësuar trafikun e drogës; Askushi e Arsimit e akuzuar për plagjiaturë,  që shkatërroi arsimin dhe detyroi studentët ta zbythin!  Shkëlqejnë pas tyre deputetë nënshkrues që gojë skanë por dorën e kanë të rëndë si gjobaxhinj kur kanë drejtuar tatimet dhe institucionet vendore në Vlorë e Fier!

Listën e nënshkruesve e mbyll ish ministrja Gjonaj e padrejtësisë, e akuzuar në prokurori për lehtësimin e financierit të bandës të strukturuar kriminale Seitaj. Nazer Seitajt hetohej në lidhje me 4 ton drogë të kapura në Babicë të Vlorës por ish Ministrja firmosi ekstradimin për të lehtësuar grupet kriminale! E për këtë kërkuam komision hetimor dhe këtë e refuzuan se do ta “hetonte” drejtësia!

Këta janë ata që sduan parlament e opozitë, këtë model duam të ndryshojmë, të shkelmojmë korrupsionin që shpërfaqet banalisht por kryelartë prej paprekshmërisë!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.