E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U padit nga PS/ Deputeti i PD, Nallbati në SPAK: S’kam qëlluar njeri! Në parlament ndodhin gjëra më të turpshme se kaq Nallbbati Ne Spak
Lajme

U padit nga PS/ Deputeti i PD, Nallbati në SPAK: S’kam qëlluar njeri! Në parlament ndodhin gjëra më të turpshme se kaq Nallbbati Ne Spak

Deputeti i PD-së, Bledjon Nallabati u mor sot në pyetje në Prokurorinë e Posaçme pas përplasjes fizike në Kuvend me ligjvënësin e PS-së, Vullneti Sina. Pak pas daljes nga SPAK, deputeti u ndal në një prononcim për mediat, ku deklaroi se nuk ka goditur askënd.

“S’kam goditur njeri, më ka tërhequr, e kam tërhequr. Të tilla veprime nuk nderojnë askënd.Në atë parlament ndodhin gjëra shumë më të turpshme se sa aq, si vjedhja masive që po u bëhet qytetarëve çdo ditë.Në projektbuxhet qindra miliona euro po shkojnë prapë për PPP-të, kjo duhet t’ju shqetësojë ju. Nuk patëm tensionim jashtë Parlamentit me Vullnet Sinën.”, tha ai.

Nallbati është kallëzuar nga Partia Socialistë për dhunë ndaj deputetit Vullnet Sinaj, pasi u konfliktua me të në Kuvend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.