Albana Vokshi: Palmat e kryeministrit përmbytën autostradën!
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka qenë e ftuar mbrëmbjen e sotme në emisionin “Opinion” ku është diskutuar përmbytja dhe menaxhimi i situatës nga qeveria.
Sipas Vokshit, nuk ka patur asnjë investim nga qeveria, përkundrazi, kryeministri Rama është fajtor për përmbytjen e autostradës Tiranë – Durrës nga palmat.
“Autostrada, i pëlqente shumë kryeministrit. Falenderoj, kryeministrin që nuk iku në Miami. U shkatërrua autostrada, vetëm që ti pëlqente kryeministrit. U mbyllën kanalet ekzistuese, prandaj është kjo përmbytje, sepe kemi palmat që t’i pëlqejë syve të kryeministrit.Kush mban përgjegjësi për miliona euro të hedhura?” u shpreh Vokshi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



