E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRAT/ 720,000 £ kokainë, jepen dënimet për bandën shqiptare
Lajme

EMRAT/ 720,000 £ kokainë, jepen dënimet për bandën shqiptare

Tetë shtetas shqiptarë, pjesë e një grupi të organizuar kriminal të përfshirë të trafik kokaine, janë dënuar me 44 vite burg në total nga një gjykatë britanike.

Ky grup, që vepronte në Londër dhe Anglinë jugore, udhëhiqej nga shtetasi Lulëzim Zefi, 36 vjeç, i cili përdorte korrierë profesionistë, të cilët përmes makinave të modifikuara transportonin drogën.

I gjithë grupi u vu nën survejim për dy muaj nga oficerët e Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit të Organizuar, NCA. Katër prej korrierëve të Zefit u kapën më 27 prill 2017 teksa po dërgonin 9 kg kokainë në një parkim në zonën Brentford.

Kokaina iu kap shtetasve Admir Simeqi, Gjergji Marku, Admir Bici dhe Ramadan Doçi. Droga e sekuestruar kapte vlerën e 720.000 stërlinave.

Pak pas arrestimit të katër korrierëve do të prangosej edhe lideri i këtij grupi kriminal, Lulzim Zefi, së bashku me Valon Bajgorën dhe Valentin Malocajn, në një restorant në lagjen West Hampsted.

Kamel Safieddine, pjesë e grupit do të arrestohej pasi Zefi dhe Bajgora i dorëzuan 153.000 stërlina. Këtij grupi iu sekuestruan edhe 110.000 stërlina gjatë një kontrolli në një nga banesat e përdorura prej tyre.

Gjithashtu u kap edhe korrieri i parave, një shofer maqedonas i cili i fshihte paratë në gomën e kamionit. Atij iu kapën 212,000 euro, në të cilët u gjetën shenja të gishtërinjve të Valon Bajgorës.

Ky grup kriminal mori këto dënime:

Lulëzim Zefi, 12 vite burg;

Valentin Malocaj, 8 vite burg;

Valon Bajgora, 8 vite burg;

Gjergji Marku, 6 vite burg;

Ramadan Doçi, 6 vite burg;

Admir Simeqi, 6 vite burg;

Admir Bici, 2 vite e 8 muaj burg;

Kamel Safieddine, 2 vite e 8 muaj burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.