E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndalohet  nga policia nëna nga Pogradeci që BRAKTISI  foshnjën e porsalindur
Lajme

Ndalohet nga policia nëna nga Pogradeci që BRAKTISI foshnjën e porsalindur

Ditën e sotme një foshnjë e porsalindur është gjetur e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht të Tiranës. Ndërkohë që policia ka bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e nënës së foshnjës nga Pogradeci, që braktisi fëmijën e saj.

Gruaja, me iniciale E.I., 29-vjeçe, ka lindur në Pogradec dhe banon në rrugën “3 Dëshmorët në Tiranë”.

Nga relacioni zyrtar i spitalit ‘Koço Gliozheni’, mësohet se foshnja i përket gjinisë mashkullore dhe është paraqitur në spital në gjendje të traumatizuar, të dëmtuar dhe pa shenja jete.

Mësohet se në momentin e ardhjes në reanimacion foshnjës së mbuluar me gjak e baltë, i është konstatuar hipotermi e thellë, dërrmishje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, ekimoza të zonës skrotale, të cilat u evidentuan pas larjes së bebit.

Sakaq, raportohet se atij iu bë mjekimi i plagëve në kushtet e asepsisë, ndërsa ende mbetet në gjendje tepër të rëndë, i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë.

Informacioni nga Maternitetit ‘Koço Gliozheni’:

Foshnja me Nr.123, i seksit mashkull, Nr. kartele 238, me peshë 3580 g, u paraqit në Repartin e Terapisë Intensive Neonatale të Maternitetit ‘Koço Gliozheni’, i shoqëruar me policin e shërbimit dhe infermieren, në gjendje të traumatizuar, të dëmtuar, pa shenja jete.

Referohet i gjetur në garazhin e një pallati në zonën e Yzberishtit në gjendje të rëndë, i zhveshur, kordoni umbelikal i pa klampuar, mbuluar me hemorragji profuze, me shenja jete (sipas infermieres).

Në momentin e ardhjes në reanimacion bebi i mbuluar me gjak e baltë, konstatohet hipotermi e thellë, dërrmishje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, ekimoza të zonës skrotale, të cilat u evidentuan pas larjes së bebit. Pa shenja jete, pa respiracione, pa tone kardiake, klampohet kordoni umbelikal.

U reanimua intesivisht, intubohet, masazh kardiak, izolohet linja periferike ku aplikohen medikamente për reanimim. Pas reanimimit intensiv prej 40 minutash, shfaqi shenja jete, bradikardi të thellë, reagime të dobëta. U bë mjekimi i plagëve në kushtet e asepsisë. Me fenomene hemorragjike nga pulmonet, dhe vendet e manipulimit. U porosit mase eritrocitare, plazëm e freskët e ngrirë.

Mbetet në gjendje tepër të rëndë i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.