E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK nis hetim për kryebashkiakët Rakip Suli e Jorgo Goro
Lajme

SPAK nis hetim për kryebashkiakët Rakip Suli e Jorgo Goro

Prokuroria ka nisur verifikim pasuror për kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Sulin dhe për atë në detyrë të Himarës, Jordo Goron. Mësohet se për Sulin është regjistruar procedim penal me dyshimin se ka abuzuar me tenderat në pastrimin e qytetit. Edhe ndaj Goros për të njëjtat dyshime.

Kujtojmë që Suli u paraqit të mërkurën për të dytën herë në SPAK për të dhënë sqarime lidhur me hetimet që po kryhen për fondet e tërmetit të vitit 2019 dhe një tender për pastrimin e qytetit.

Ndërsa Jorgo Goro u paraqit në SPAK pas kallëzimit të bërë nga stafi i Fredi Belerit për shkelje.

Kujtojmë se Goro mbetet në detyrë pavarësisht se humbi zgjedhjet e 14 majit për shkak se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ndodhet pas hekurave për korrupsion zgjedhor dhe nuk i është dhënë leje për të bërë betimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.