E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kampet e refugjatëve në Shëngjin, deputetja italiane: Çdo vit do strehohen 86 mijë persona
Lajme

Kampet e refugjatëve në Shëngjin, deputetja italiane: Çdo vit do strehohen 86 mijë persona

Deputetja e “Fratelli D’Italia, Sara Kalany, duke folur për Euronews Albania, komentoi marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët.

Ajo theksoi se marrëveshja është që çdo vit në Shqipëri të vijnë 86 mijë persona. Sipas saj nga kampi që parashikohet të ndërtohet për vitin 2024 nuk do të lejohen të dalin emigrantët.

Mes tjerash ajo nënvizoi se familjet nuk do të ndahen.

“Parashikohen 86 mijë persona për vit. Emigrantët nuk do të lejohen që të dalin nga kampi që do të ndërtohen. Në brendësi të kampit siguria do të garantohet nga autoritetet italiane. Natyrisht duke bashkëpunuar dhe me forcat e rendit shqiptare që do të ndodhen jashtë kampit. Ligji në Itali nuk parashikon që familjet të ndahen.

Nuk mund të ndahen familjet. Meloni dhe Rama në konferencë për shtyp konfirmuan se këto qendra do të jenë gati brenda pranverës 2024. Kemi këtë kohën gjatë dimrit për të ndërtuar këtë kamp gjithashtu dhe për të rregulluar protokollet që do të aplikohen për këtë marrëveshje dhe më pas për pranverën e ardhshme të jemi gati”, tha ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.