E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çani  : Rama mirë ua bën frikacakëve të opozitës
Lajme

Çani : Rama mirë ua bën frikacakëve të opozitës

Gazetari Arian Çani ka komentuar  në emisionin “Now” thirrjen e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës në SPAK.

Çani tha se opozitarëve u duhet thirrja në SPAK e madje edhe burgu, pasi sipas tij ata janë frikacakë të cilët nuk po mund të mbrojnë më veten e jo më popullin që duan ti dalin për zot.

“Këta nuk e kanë me Ramën historinë. Kush është ky kamikaz që merr përsipër të dënojë dikë pa prova, duhet të mendohet mirë, se duhet që dikush të bëjë diçka për të mbrojtur dinjitetin e vetë.

Në Shqipëri, nuk ka burra të tillë ta bëjnë, rreth e rrotull nesh ka shumë burra që mund ta bëjnë. Ramsi ja bën mirë dhe më shumë duhet të bëjë se këta janë frikacak, kaq e thjeshtë është. Kur nuk mbrojnë veten e tyre, si mund të mbrojnë popullin. Unë Ramës i jap të drejtë e në vendin e tij më shumë do kisha bërë”, tha Çani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.