E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama pretendon se ia kemi kaluar Francës për sigurinë: Në Paris ke frikë të dalësh….
Lajme

Rama pretendon se ia kemi kaluar Francës për sigurinë: Në Paris ke frikë të dalësh….

Kryeministri Edi Rama teksa foli për shifra të larta turistësh në vend, deklaroi se sot Shqipëria është më e sigurt.

Gjatë një takimi në Asamblenë e PS-së, Rama tha se madje vendi ynë është më mirë se sa Franca. Duke bërë një krahasim të situatës kriminale në vend, Rama tha se tashmë është ulur numri i vjedhjeve, por edhe i vrasjeve.

“Ne kemi sot një vend që është vend i sigurt., Këtë se them unë, por e thonë të tërë. E keni parë vetë se sa shumë…ka disa prej këtu që janë disa që janë prej ditës së parë që unë jam në këtë rol që e kujtojnë se në 2013 kur bënim fushatë. Në të gjitha takimet ishte; na mbroni nga hajdutët që na vjedhin shtëpitë. Na mbroni nga kriminelët se nuk na lënë rehat. Ishin tmerruar pilat se njerëzit po e po. Gdhihej pula te i zoti, në darkë në kthetrat e hajdutit. Krimi i organizuar po e po dhe krimi ordiner ishin po e po. Vitin e kaluar kishim vitin më të mirë se herët e tjera sa i takon uljes së numrit të vrasjeve. Turistët e huaj thonë që mbresa e parë kryesore është siguria dhe qetësia. Sot kjo nuk është më diçka siç ka qenë në vitet e shkuara. Isha në Paris. Kam qenë në Paris edh më parë. Sot në Paris nuk është siç ka qenë përpara. Nuk del dot kollaj në çdo orë të natës. Njerëzit thonë; kemi frikë të dalim natën se të vjen dikush të rrëmben çantën apo orën. Kjo është e rëndësishme. Kemi akoma për të bërë në këtë drejtim që të konsolidojmë imazhin. Është e habitshme në një kuptim, por ne që takojmë edhe për shkak të detyrën të huaj që thonë; dola mbrëmë natën dhe ishte kënaqësi”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.