E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VENDIMI/Gjykata e Strasburgut :  Dy shkeljet e kryera nga shteti në vrasjen e Aleks Nikës
Lajme

VENDIMI/Gjykata e Strasburgut : Dy shkeljet e kryera nga shteti në vrasjen e Aleks Nikës

Gjykata e Stasburgut ka dhënë vendimin për Aleks Nikën, duke dalë në përfundimin se ka dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes!

Në vendimin e Gjykatës së Strasburgut thuhet se ‘ligji i kohë dhe plani masave të Gardës ishin me shkelje që nuk garantonin jetën, pra shteti ka përgjegjëis për vrasjen”. Gjithashtu edhe mos zbardhja e ngjarjes është në shkelje.

Sa i takon hetimeve, në konkluzionet Gjykatës së Strasburgut thuhet se ’hetimi duhet të bëhet dhe të dënohet fajtori kushdo qoftë‘.

‘Hetimi  i kryer në këtë rast nuk mund të konsiderohet si efektiv e që të çon në identifikimin dhe ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës për ngjarjet e supozuara dhe të vërtetimit të së vërtetës!‘- thuhet në konkluzion.

Sa i takon përdorimit të armës, Gjykata arrin në konkluzionit se pëdorimi i armës nga Garda që rezultoi në vdekjen e Aleks Nikës nuk ishte në përputhje me artiullin 2 të Konventës që ka të bëjë me mbrojtjen e jetës së njeriut.

‘Gjykata ka gjetur mangësi në kuadrin ligjor që rregullon përdorimin e armëve potencialisht vdekjeprurëse në lidhje me operacionet e kontrollit të turmës në përgjithësi, defekte serioze në planifikimin dhe kontrollin e ngjarjes në shqyrtim dhe një dështim për të demonstruar se përdorimi i forcës vdekjeprurëse nga oficerët e Gardës Kombëtare që rezultoi në vdekjen e anëtarit të familjes së aplikantit ishte absolutisht e nevojshme, duke pasur parasysh rrethanat. Qeveria ka pranuar se një përdorim i tillë i forcës ishte joproporcional!’- thuhet në konkluzionet e gjykatës.

Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me 3 protestues të tjerë. Familjarët e Nikës dërguan padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Ndërkohë, dy vite më parë, Prokuroria e Tiranës rihapi hetimin për vrasjen e Aleks Nikës. Megjithatë, familjarët e Nikës janë të zhgënjyer nga drejtësia shqiptare, ndërsa janë shprehur se Prokuroria po luan ping pong me dosjet. Ndaj, ata iu drejtuan Gjykatës së Strasburgut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.