E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po ecte live në TikTok kur  shkaktoi aksidentin në  Dibër që i mori jetën  25-vjeçarit
Lajme

Po ecte live në TikTok kur shkaktoi aksidentin në Dibër që i mori jetën 25-vjeçarit

Pak ditë më parë në afërsi të mbikalimit të Bulqizës u shënua një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur. Viktimë nga përplasja e dy mjeteve mbeti Esmerald Nika 25 vjeç.

I riu udhëtonte me Golf Polo në momentin që u përplas nga Ylli Rami i cili po udhëtonte me Benz me shpejtësi tej normave të lejuara, duke e lënë Nikën të vdekur në vend.

 Vetë Rami ka dalë nga koma dhe rrezikon t’i presin këmbën, ndërsa shoqëruesi i tij në mjet Daniel Sinani është jashtë rrezikut për jetën.

Rami udhëtonte me Benzin e shfaqur në video  teksa ka qenë live në TikTok kur është regjistruar i gjithë aksidenti i rëndë. Ai njihet në rrjetin social për manovrat me mjetin e tij, duke ecur me më shumë se 200km/h, pa rrip dhe pa drita.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.