E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Fourisdrada përfundon në kanal
Lajme

FOTO/ Fourisdrada përfundon në kanal

Dy automjete tip fuoristrada në tentativë parakalimi janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e kësaj përplasje fuoristrada me targa AA 765 TL ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anës autostradës, rreth tre metra të thellë.

Për fat të mirë kanali nuk ka patur ujë dhe shoferi me iniciale F.M ka shpëtuar lehtë bashkë me tre fëmijët e tij të mitur nga 5 deri 8 vjeç. Ndërkohë në automjetin tjetër shoferi 30-vjeçar po udhëtonte me bashkëshorten, nënën dhe motrën e vet. Asnjëri prej tyre nuk është lënduar pasi i ka ruajtur barriera anësore metalike dhe nuk kanë dalë nga rruga.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit. Deri më tani dyshohet se parakalimi i gabuar është bërë shkak për aksidentin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.