E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Hoxha zbulon  nofkën “Toto Rina” në SKY: Ja ka fahehur edhe  SPAK-ut…
Lajme

Artan Hoxha zbulon nofkën “Toto Rina” në SKY: Ja ka fahehur edhe SPAK-ut…

Artan Hoxha ka dhënë disa detaje nga komunikimet e SKY ECC, mes kriminelëve shqiptarë, të cilët kanë organizuar vepra penale nga më të rëndat, që nga trafiku i nrakotikëve deri te vrasjet.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha zbuloi për herë të parë se personi me nofktën “Toto Rina” në SKY, është në fakt Nuredin Dumani.

Në një bisedë të zbuluar nga SPAK, Dumani komunikon me Bujar Gërmizin për një atentat që po organizohej.

Hoxha tha se Dumani nuk ia ka treguar nofkën e tij SPAK-ut edhe pse është bashkëpunëtor i drejtësisë, ndaj pritet të merret në pyetje sërish.

“Bujar Gërmizi kishte kontakte në Shqipëri. Organizimin e atentatit ndaj dy vëllezërve që jetojnë në Londër, e ka marrë përsipër ky. Ka kërkuar informacion nëpërmjet Policisë së Shtetit. Ku implikohet policia? Mes tyre hyn shefi i krimeve i komisariatit 6, që ka dhënë informacion për lëvizjet e këtyre shtetasve, imazhin e tyre, ku ndodhen, etj.

Në dosje nuk thuhet kush janë vrasësit. Më rezulton një personazh që komunikon me Bujar Gërmizin dhe përdor nofkën “Toto Rina”. Ai është komandanti i skuandrës së pushkatimit. Ai komunikon me Gërmizin, që e ka nofkën “Galan”, si kandidati për President që vranë në Kolumbi. Në bisedat mes tyre kuptohet që po organizohet atentati.

Kanë bërë edhe atentat ndaj pronarit të Wilson, rezulton që e kanë mërrë këta përsipër, por është për llogari të një grupi në Dubai.

Kush është Toto Rina? Më rezulton se është Nuredin Dumani. Nuredin Dumani ka përdorur dy aparate të SKY, nofkën Toto Rina. Ai nuk e ka thënë këtë gjë deri tani edhe pse është bashkëpunëtor i drejtësisë. Ai ka treguar vrasje, por ka edhe gjëra që nuk ka thënë.

Toto Rina, ka qenë nofka e Dumanit dhe atentatin do ta kryente skuadra e Nuredin Dumanit”, tha Hoxha.

"Policia e di por..."/ Artan Hoxha flet për fatin e Martinajt dhe

Artan Hoxha, komentoi një deklaratë të ministrit të brendshëm, Taulant Balla, lidhur me fatin e Ervis Martinajt.

Balla deklaroi në një emision televiziv, se policia ka të dhëna të reja për Martinajn dhe la të kuptohet se ndaj tij është kryer një vepër penale.

Artan Hoxha deklaroi se policia e di fatin e Martinaj dhe është e qartë se ai është vrarë, por ende nuk e ka dokumentuar vrasjen dhe asgjësimin e kufomës së tij.

“Në 9 gusht të vitit të kaluar, Martinaj u zhduk papritmas. Në fakt ai u rrëmbye dhe u asgjësua. Që nga ajo kohë, Rama i la drejtorit të policisë 100 ditë afat. Ka kaluar 1 vit e katër muaj. Nga ai moment nuk është thënë që policia nuk di gjë, por që policia nuk po e provon dot. Pra jo se nuk e di, policia e di.

Gjithë këta të policisë që sheh ti, i dinë gjërat, por puna është si i përdorin. Ajo që lë Balla të kuptohet, është që policia e di çfarë ka ndodhur por po vonon për tu provuar.

Këtë si hetim e ka prokuroria dhe jo policia. Ka dy hetime, një hetim të SPAK, i cili e ka Ervis Martinajn njeriun më të kërkuar dhe prokuroria e Kurbinit heton zhdukjen e kufomës së Martinajt. Ndërkohë qeveria thotë e dimë çfarë ka ndodhur por nuk kemi akoma provat.

U bë si telenovelë kjo. Unë kam dhënë nje version që në fillim dhe i mbetem asaj.

A ka të reja? Ngjarja kur ka ndodhur, telefonat e kriptuar kishin dalë nga qarkullimi. Pra deri në mars 2021 kanë qenë. Policia dhe Prokuroria kanë kanale të tjera për ta provuar. Deri një njëfarë momenti nuk ka patur edhe shumë interes për t’u marrë me këtë.

Cfarë kemi parë? U nxorr foto i një takimi të Bashës dhe atje ishte babai i Martinajt. Thashë kontrolloni listën e PD, kur vjen emri me M, është edhe babai i Martinaj. Por është fakt që në ndarjen mes Bashës dhe Berishës, Martinaj mbajti krahun e Bashës. Policia e di se çfarë ka ndodhur. Unë uroj ta kenë dokumentuar.

Se përshembull Jan Prengën e pamë të vdekur ne me video, por nuk ka kufomë…”, tha Hoxha.

"Ka nuhatur që ky operacion mund të godasë njerëz

Hoxha tha se Berisha nuk po flet për këtë çështje, ndryshe nga sa bëri me “Metamorfoza 1”, për shkak se i druhet një goditje të drejtësisë ndaj një personi shumë pranë tij.

Hoxha përmendi gjithashtu një kullë dhjetëra milionë euro, e cila po ndërtohet tek zona e njohur si ish Ekspozita, ku sipas gazetarit po investohen paratë e narkotrafikut.

“Nëpërmjet personazheve është kërkuar mbështetje politike në fushatë elektorale. Është rastësi apo e qëllimshme? Nëse në grupin e parë që u kap, Berisha fliste çdo ditë, këtë rradhë, goditja është nga këta që kanë mbështetur fushatën e opozitës.

Vijmë te paratë. Është skemë interesante. Janë personazhe që kanë shfrytëzuar të gjithë rrugët, nga paratë kesh, por edhe nëpërmjet bankave. Nëse e ke vënë re, Berisha flet çdo ditë për operacionin e parë të SPAK-ut për çështjen Metamorfoza, por nuk përmend këtë të dytin. Nuk e ka përdorur as pro dhe as kundër.

Ai ka nuhatur që ky operacion mund të godasë njerëz shumë të afërt të tij.

Lidhet me investimet nga paratë e narkotrafikut në një kompleks shumë luksoz, që shkon te 75 milionë euro. Aty diskutohen… Është kullë me arkitekturë shumë interesante, nga ato me pemë si në Milano, arkitekturë futuriste…. Ka patur problem në fillim për zbatuesit, por pallati është në karabina. Bëhet fjalë në krahun e djathtë të rrjedhës së Lanës, te ish ekspozita. Berisha nuk po e përdor politikisht këtë histori.

SPAK ka ndarë informacionet me territore dhe po operon, duke përzgjedhur fillimisht këta që kanë patur edhe krime më të rënda se trafiku, pra edhe vrasje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.