E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shefi i krimeve merrte informacione nga oficerja e policisë, më pas të dhënat ia “shiste” grupeve kriminale
Lajme

Shefi i krimeve merrte informacione nga oficerja e policisë, më pas të dhënat ia “shiste” grupeve kriminale

Të tjera detaje janë zbuluar për rolin që kishte në grupin kriminal të zbuluar falë përgjimeve në “SKY”, ku implikohet shefi i krimeve të komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedion Gjoni.

Nga dosja e SPAK, rezulton se Gjoni u kontaktua nga Bujar Gërmizi, i cili kishte marrë porosi nga Ismail Zeneli për të vrarë dy vëllezërit Nela.

Por si nisi implikimi në këtë grup i oficeres së policisë, Jonida Babameto? Kjo e fundit u implikua nga Dedion Gjoni, i cili i kërkonte informacione për persona nëse ishin apo jo të kërkuar nga Interpoli.

Këto informacione ai më pas i shiste te grupe të ndryshme kriminale.

“Më pas, fillon implikon një oficere policie, Jonida Babameto dhe i kërkon të dhëna në sistemet e Interpolit për emra të njohur të botës së krimit, i thoshte me kontrollo emrin x, ka nuk, ka probleme. Dhe i thotë Artur Sulejmani është i kërkuar nga Shqipëria? Dhe i thotë që këtu nuk është, por mund të jetë në Spanjë. Oficerja kufitare i jepte të dhëna Gjonit, por nuk dihet nëse ka dijeni se për çfarë i përdorte ai, dhe se i shiste te grupet kriminale”, tha Lala.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.