Dosja/Breçani apel të birit: Askush që ka shit si ju kokainë, nuk ka shpëtuar të humbë gjithë pasurinë dhe familjen
Ish-zv/drejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani rezulton të ketë pasur dijeni të plotë për aktivitetin e të birit, Eralbi Breçani, në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në drejtim të porteve kryesore të europës.
Në dosjen hetimore del se vetë Breçani, flet me të birin duke u interesuar nëse kishte mbërritur ose jo, përzierësi i lëndës narkotike.
Ndërsa Breçani kërkon dhe merr 350 mijë euro nga fitimet e të birit në aktivitetin e drogës, me qëllim për të paguar këstin e turbinave të hidrocentralit “Drita Energy”.Një skemë klasike e pastrimit të parave të fituara nga aktiviteti kriminal, thotë prokuroria në dosjen hetimore.
Në 8 shtator 2020 Erzen Breçani bisedon me Eralbi Breçanin, ku dërgon mesazhet:
“…Po ju a e gjet perzirsin…Se këta që pyta unë te Petriti thonë nuk kemi gjet, nuk dimë kush e fut… Ani mir boll…Se këtu mos me u marr me shit hiç, sidomos të përziem se për mall të keq e shesin tjetrin për dy parë…. Sa keni shit…Ku e keni shit… Ku je…Se jam ka due me dal…Po a nuk e takove Ujezën hic sot a…? Po e kie nanë, a kan s’mut e nuk e takove as dy minunta? A marre more… He i raft pika punve e drogave e tanave, se nuk di ç’ka u duhen kur t’shkojn nana e sëmut e mos me pa pesë minuta…”.
Në bisedën e zhvilluar, ku Erzen Breçani, si prind i tërheq vëmendje Eralbit, që nuk ka shkuar të takoi të ëmën, njëkohësisht shfaq dhe dijeninë e tij lidhur me aktivitetin që ushtron, Eralbi Breçani, në trafikun e lëndëve narkotike.
Ndërkohë në datën 10 shtator 2020 sërish Erzen Breçani diskuton rreth marrëdhënies midis Eralbi Breçanit dhe Ervin Matës.
Ai i dërgon mesazhet: “…E nuk ish dashtë me i kallxue as lidhje as kontakte… Se nuk i mban goja as truni sen… E flet e nuk e fal kush për zotin… Ai me nejt në punë të vet e mos me u perzie me kërr kën… Se askush nuk e don, e sa ta marrin vesh gjë, s’ka do i hidhen e do e këputin të parët këta që rrin me të…Kam dalë me Ujëzën e Jehonin… Hangrëm buk…Te kjo rrugica e Toptanit… Askush që ka shit si ju me shuma të mëdhaja, nuk ka shpëtuar pa humb tan pasurinë e familjes, familjen, dhe veten…”
Në përgjimet e siguruara nga Gazeta Panorama Online, zbardhen komunikimet e Erzen Breçanit me të birin ku e këshillon se si të sillet me Ervin Matës, me të cilin kishte lidhje krushqie pasi Eralb Breçani ishte në një lidhje me motrën e këtij të fundit.
Duke iu referuar aktivitetit të drogës, ish-nëndrejtori i policisë së Tiranës i kërkon djalit të tij Eralbit, që të mos prishet me Ervin Matën, duke shtuar se vetë e respekton vetëm si mik.
Gjithashtu ai kritikon të birin që nuk ka shkuar të takojë nën e sëmurë njëkohësisht shfaq dhe dijeninë e tij lidhur me aktivitetin që ushtron Eralbi Breçani në trafikun e lëndëve narkotike.
Pjesë nga përgjimet:
Me datë 24.08.2020, në orën 20:53:30, K9B9EP pasi ka nisur më herët bisedat, komunikon me S7DEGI dhe dyshohet se komunikon lidhur me një ngarkesë që ka nisur Eralbi Breçani, të cilës i referohet me “senet”dhe gjithashtu e pyet lidhur me shokun e Eralbit, “Besi”, për të cilin dyshohet se i referohet me Besmir Murtatit.
Shtetasi Erzen Breçani interesohet se si po i shkojnë punët Eralbit në aktivitetin që po zhvillon, por duhet evidentuar se Erzen Breçani ka dijeni se si funksionon trafikimi i lëndëve narkotike, pasi në bisedë i shkruan “a i kini të sigurta në dalje që i sistemoni i i shperndani shpejt”, ku në trafikun e narkotikëve me dalje, i referohen nxjerrjes së lëndës narkotike nga portet ku mbërrijnë pa u gjetur dhe sekuestruar nga policia.
Erzen Breçani dërgon mesazhet: “…Ku tvin senet….Ne cvend…Prej ku…Po besi a ka ik a asht ktu…Ku ne ekuator…Asht…A nshqipni…Po ne ekuator kush asht kush i nis…Ne gjermani tek kush i kaloni…Po kam merak se po ju predin nbes marokient…Pse a nuk jau pret ai kuksiani…Po me kujdes se nuk asht puna me u marr nje vit me sto pun…Ti the edhe i rrug e maroj purz…Po prej atje i ka nis ai se ti thue per dhjet dit dalin rrugt se nha ekuatori vonojn me ardh…Asht lerg…Po atij shokut te shpive a i kan hec punt hic…Po ishalla ju ecen mbar…Po hajt mos e mendo se sa lek ban por vetem te mbarosh si pun…A i kini te sigurta ne dalje qe i sistemoni i shpërndani shpejt…A vjen besi atje…”.
Në vijim të bisedës, Erzen Breçani zhvillon disa komunikime ku dyshohet se i referohet aktivitetit të Ervin Matës, dhe pasi Eralbi ja tregon, Erzenz uron që Ervinit ti ecë me sukses. K9B9EP dërgon mesazhet “….Edhe me nis me vinin…Nuk ka problem por mos te prishesh me te… Ai me ato trillime e rrena qe ka fol aty une vetem e rrespektoj si mik vetem kaq se nuk du me u stresu ma me hallet e tij qe i prodhon vet problemet e haller…
Po asht e kontrollume shum avioni…Se me avjon bjen pak e shpesh dhe e mbaro mrena dites ovnen…Mir i ke than…Po oer sa kile do nisin…Po nga aq eshte shum mire…Cka po don me ai…Ne cilin shtet e ban…Po kontrollohen shum…Vetem po kapi lidhjet ne polici…Tek kontrolli…Po ngaqe me foli ate dit e tha ti kam vonu i cik por shum shpejt do ti likujdoj e kuptova qe ka humb…E ishalla po i ecen… Ishalla po ecen mar… ”
Me datë 08.09.2020 në orën 19:32:37, K9B9EP i shkruan CC4RE2 dhe i dërgon mesazh dhe e pyet nëse i ka shkruar i biri Eralbi Breçani. Ai dërgon mesazhet: “…A te ka shkrue abi…M tha po e pyes per dicka…”
Më pas Erzen Breçani ka komunikuar me Eralbi Breçanin, S7DEGI, ku dërgon mesazhet: “…Po ju a e gjet perzirsin…Se kta qe puta ine te petriti thon nuk kem gjet nuk dim kush e fut…Y….Ani mir boll…Se ktu mos me u marr me shit hic sidomos te perziem se per mall te keq e shesin tjetrin per dy pare…Sa keni shit…Ku e keni shit…Ku je…Se jam ka due me dal…Po a nuk e takove ujezen hic sot a…Po e kie nan a kan smut e nuk e takove as dy min…A marre more…He i raft pika punve e drogave e tanave se nuk di cka u duhen kur tshkojn nana e smut e mos me pa pes minuta…”
Në bisedën e zhvilluar, ku Erzen Breçani si prind i tërheq vëmendje Eralbit që nuk ka shkuar të takoi të ëmën, njëkohësisht shfaq dhe dijeninë e tij lidhur me aktivitetin që ushtron Eralbi Breçani në trafikun e lëndëve narkotike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



