E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lezhë/ Plagoset një person me 3 plumba
Lajme

Lezhë/ Plagoset një person me 3 plumba

Parkimi i mjeteve, si nisi konflikti mes dy shoferëve në Lezhë që degradoi në përdorimin e armës!

Policia ka dhënë detaje nga sherri mes dy shoferëve në Lezhë që degradoi në përdorimin e armës.

Sipas uniformave blu, 35 vjeçari Tonin Ndreca dhe Marjan Kola dyshohet janë konfliktuar për parkimin e automjeteve.

Pas sherrit, Marjan Kola, banues në Kurbin ka qëlluar me armë në drejtim të shoferit të furgonit, të mbushur me pasagjerë.

Ky i fundit, sipas policisë, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë  po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11:00, në qytet Lezhë, në afërsi të shinave të trenit, gjatë një konflikti të çastit që dyshohet për parkimin e automjeteve, shtetasi Marjan Kola, banues në Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Tonin Ndreca 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe vijon ndjekja nga ana e shërbimeve të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.