Automjeti me targa sllovene që vëzhgoi lëvizjet e fundit të Brilant Martinajt para atentatit, u çmontua për pjesë këmbimi në KOSOVË
E dhëna që mund të sjellë një shteg të ri për hetuesit
Autoritetet e drejtësisë sllovene kanë dhënë një detaj të ri për autoritetet shqiptare që mund të sjellin një shteg të ri për hetuesit për zbardhjen e vrasjes së Brilant Martinajt.Në përgjigjen për autoritetet shqiptare, ata kanë deklaruar se makina me targa sllovene që vëzhgoi lëvizjet e fundit të Brilant Martinaj dhe dy miqve të tij, që u ekzekutuan tek mbikalimi i Fushë Krujës, ishte dërguar për t’u çmontuar për pjesë këmbimi në një servis në Kosovë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



