Njohja e Kosovës nga Serbia, Vuçiç: Nuk do ta pranojmë pavarësisht presionit ndërkombëtar
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur i prerë se nuk do të firmosë kurrë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, pavarësisht presionit të ndërkombëtarëve.
Gjatë një deklarate për mediat serbe, Vuçiç është shprehur se “Serbinë e presin javë e muaj të vështirë”, për shkak se nuk do të pranojë kategorikisht propozimin e ndërkombëtarëve për njohjen e Kosovës.
“Unë e kam thënë një mijë herë që nuk do ta bëj, dhe e kam thënë në vendet më të vështira. E thash këtë në fytyrën e Scholzit, Macronit e Melonit. Aty ishin edhe Charles Michel, Borrell e Lajçak. E thash para atyre gjashtëve dhe ua kam thënë edhe më parë”,- ka deklaruar Vuçiç.
Vuçiç ka thënë më tej se qëndrimi i Serbisë se nuk dëshiron të lejojë të ashtuquajturin Hyrja e Kosovës në OKB, pasi mbart me vete disa pasoja.
“Kërcënimet e muajve më parë nuk kanë qenë të kota… Kjo vetëm do të vazhdojë dhe çdo ditë do të thonë se janë vendosur sanksione ndaj Kosovës, ndaj të gjithë kërkojnë që t’i vendosen edhe ndaj Serbisë… Kur pyesim pse, thonë – për shkak të Banjskës”, tha Vuçiç.
Ndër të tjera, ai deklaroi se Serbia ka pasur propozime për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve si nga pala serbe ashtu edhe nga ajo shqiptare, por Prishtina nuk ka dashur që familjet e të zhdukurve të vijnë.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti Vuçiç kanë zhvilluar takime të ndara me udhëheqës të Bashkimit Evropian, mirëpo takimet kanë përfunduar pa ndonjë rezultat apo marrëveshje mes palëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



