E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Kompanitë 51N4E, ‘I riu’ dhe të tjera të lidhura me Thjeshtrën e Parë, fituan 2.9 miliardë lekë tendera!
Lajme

Berisha: Kompanitë 51N4E, ‘I riu’ dhe të tjera të lidhura me Thjeshtrën e Parë, fituan 2.9 miliardë lekë tendera!

Lideri i opozitës i ka denoncuar me emër, kompanitë që kanë përfituar miliarda lekë  nga tenderat publikë pasi kanë qenë të lidhur direkt me Rea Xhillarin, vajzën e bashkëshortes së Kryeministrit nga martesa e parë, duke shkatërruar edhe konkurencën.

“Cila është pra e vërteta?! – ngriti pyetjen Berisha para mediave sot, duke paraqitur faktet në ekran. – Edi Rama u betua para shqiptarëve me skemën identike të hajdutit që hipën në shpinën e bashkëhajdutit, dhe shkon në kopshtin e tjetrit, vjedh ato që vjedh dhe del e zotohet se me këmbët e mia nuk kam shkelur në kopshtin tënd!!! Kjo është ngjarje reale dhe unë e thjeshtova, me personazhe reale.

Edhe Edi Rama thotë se asnjë nga familja ime nuk ka fituar ndonjëherë fonde publike!!!  E vërteta është se kompani ‘51N4E’, ‘I Riu’ dhe kompani të tjera të lidhura direkt me thjeshtrën e parë kanë fituar 2.9 miliardë lekë tendera, duke filluar nga sheshi Skënderbej, duke përfunduar tek ndërtesa e Bashkisë Tiranë, muzeu Kombëtar, Sheshi i Flamurit, Lungomare dhe dhjetëra e tendera të tjerë.

Kanë shkatërruar tërësisht tregun e kompanive. Asnjë kompani tjetër nuk mund të konkurrojë me kompaninë që ka për flamur Thjeshtrën e Parë të Republikës dhe ‘I riu’.
‘I riu’ i lidhur me kompaninë direkt të thjeshtrës!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.