Shpërthim me eksploziv jashtë ambienteve të një lokali. Dyshimet për ngjarjen
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 28.11.2023, rreth orës 05:00, është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali në përdorim nga shtetasi A. Xh., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



